Futboll

Iker Casillas: Infarkti më ndryshoi jetën, kisha frikë të ecja

“Që kur pësova infarkt disa gjëra ndryshuan, veçanërisht në kokën time. Nisa ti jap më tepër vlerë çdo momenti. Ndonjëherë ne lojtarët nuk e bëjmë, nuk vlerësojmë  atë që kemi e nuk besojmë se mund të bëjmë të lumtur shumë persona. Tashmë kjo ka ndryshuar”. Këto janë fjalët e Iker Casillas, ish-portierit të Real, aktualisht te Porto dhe kandidat për presidencën e federatës spanjolle të futbollit, gati një vit pas sulmit në zemër.

Në një intervistë për median zyrtare të klubit luzitan, ish-portieri i Real Madrid ka pranuar se muaji i parë ishte më i keqi. “Pas atakut në zemër për një muaj kisha frikë të ecja – ka treguar ai, kisha frikë të flija e të bëja edhe veprimin më të vogël fizik. Ishte e pamundur, u ndjeva i trishtuar, por tani ndihem mirë. Megjithatë vazhdoj akoma me trajtimet mjekësorë. Besoj se vetëm mjekët mund të thonë çfarë mund të bëj e nuk mund të bëj” përfundoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë