Pas dy viteve si drejtore e Teatrit të Operas , baletit dhe valleve popullore, Abigela Voshtina ështe shkarkuar nga detyra duke i lënë vendin Aulon Naçit . Në një postim në facebook, vetë Voshtina ka njoftuar dhe pasardhësin e saj.
"Një falënderim i madh shkon për të gjithë publikun që na ka ndjekur, duartrokitur, mbushur plot e përplot shfaqjet tona dhe i është qasur më shumë se asnjëherë më parë TKOBAP-së. Mirënjohje dhe falënderim dua të shpreh edhe për të gjithë partnerët, sponsorët, ambasadat dhe shumë institucione publike dhe private, që na kanë mbështetur në emër të artit. Teatri është një motor që nuk ndalet dhe jam mirënjohëse për rrugëtimin që pata deri më sot në këtë pozicion. Çdo detyrë është një mision i përkohshëm. Arti, pasioni dhe profesioni janë të përjetshme I uroj suksese z. Aulon Naçi në drejtimin e këtij institucioni elitar kulturor, siç është TKOBAP-ja. Rrugëtimi im do të vijojë me projekte të reja dhe pa dyshim do të shihemi sërish se Arti s’vdes kurrë", shkruan Voshtina.
Ndërkohë Aulon Naci aktualisht në pozitën e drejtorit të komanduar të Teatrit të Operas, ka mbajtur detyrën e këshilltarit të minsistrit Blendi Gonxhe. I shkolluar në Universitetin e Udines për disiplinë arti dhe kompozicion, Naçi është dhe pedagog pranë Universitetit të Arteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.