Futboll

Igor Tudor zyrtarizohet si trajneri i ri i Lacios, mbrojtja me tre ‘djeg’ Hysajn

Gazeta Si – Ishte dita e Igor Tudor te Lacio. Trajneri kroat zbarkoi sot në Romë dhe menjëherë më pas shkoi në qendrën sportive të Lacios, ku firmosi një kontratë, që e lidh me këtë klub deri në 2025-ën, me opsion zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

“Lacio, – shkruhet në komunikatën e klubit italian, – bën me dije se Igor Tudor është trajner i ri i skuadrës”. Stërvitja e parë është programuar për të mërkurën, ndërsa debutimi në stol do të jetë kundër Juventusit.

Trajneri Tudor e merr drejtimin e Lacios pas fitores kundër Frozinones, e arritur me Martushelon në stol. Do të jetë një kalendar ferri për Lacion, që me Juventusin ndeshet dy herë, në kampionat dhe në Kupë, pastaj vjen derbi me Romën.

Tudor, ish-trajner i Olimpikut të Marsejës së fundi, aplikon mbrojtjen me tre lojtarë, që nuk e favorizon aspak lojtarin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë