Futboll

Igli Tare po kërkon portier, Strakosha gjithmonë e më larg Lacios

Trajneri Mauricio Sarri kërkon një portier tjetër dhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, është vënë në lëvizje. Aktualisht po luan titullar Tomas Strakosha, i cili duket se e ka marrë veten pas një periudhe të vështirë, por, me sa duket, Sarri nuk është i bindur nga “gardiani” kuqezi.

Strakosha është në fund të kontratës me Lacion dhe për momentin nuk ka asnjë lëvizje për një rinovim të mundshëm. E ardhmja e portierit të Kombëtares është e paqartë, me gjasat më të madha që ai të ndërrojë fanellë në fund të këtij sezoni. Më parë Strakosha ka pasur oferta nga Anglia dhe Gjermania, por momenti i vështirë që ka kaluar sikur e ka larguar pak nga tregu.

Tomas Strakosha dhe Igli Tare. Gazeta Si, 20 dhjetor 2021

Tare po interesohet për spanjollin Kepa të Çelësit, që është i preferuari i trajnerit Sarri, por nuk mungojnë alternativat. Aleks Meret i Napolit dhe Diogo Kosta i Portos shihen si dy portierë që do t’i bënin punë Lacios. Një situatë e tillë konfirmon edhe largimin e Tomas Strakoshës. Portieri kuqezi ka nevojë të luajë rregullisht dhe ndërrimi i ambientit mund ta ndihmojë për këtë gjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë