Gazeta Si – Ajo që Igli Tare ka bërë gjithë këto vite me Lacion është një reklamë shumë e mirë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare. Si drejtor sportiv i skuadrës italiane, ai ka pasur sukses dhe jo më kot atë e kanë kërkuar edhe klube më të mëdha, siç është Milani.
Tani emri i drejtuesit shqiptar po lakohet edhe në Premier Ligë, konkretisht për një kalim të mundshëm te Totenhemi. Klubi londinez ka dalë hapur për interesimin që po bën për Igli Taren, i cili do të zinte vendin e italianit Fabio Paratiçi.

Në listën e drejtuesve të Totenhemit, të cilët duket se duan të bëjnë një revolucion në verë, emri i Tares është ndër të parët e listës. Mbtetet të shihet, nëse presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, do ta lejojë Taren të largohet apo jo këtë herë.
Ai ka një marrëdhënie të konsoliduar me drejtuesin shqiptar, që mban postin e drejtorit sportiv që prej vitit 2008. Pavarësisht se ka pasur edhe momente tensioni, Lotito nuk ka dashur kurrë të privohet nga Tare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




