Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka njoftuar se legalizimi i dokumenteve/apostilim bëhet brenda 24 orëve. Mjafton të dorëzosh dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Më pas, sipas tij, ministrja e Jashtme përpunon dokumentacionin për legalizim/apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre.
Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.