Gazeta Si – E jashtëzakonshme Iga Sviatek. Numri 1 në botë ia ka dalë të fitojë “Sunshine Double” – Indian Uells dhe Majemi – duke mundur në fimale Naomi Osakën me rezultatin bindës, 6-4 dhe 6-0. Një ndeshje pa histori mes mbretëreshës së re të tenisit të femrave dhe japonezes. Pritshmëritë ishin të mëdha për këtë finale, ku dominoi ligji i Sviatek: më shumë kurajë, më pak faulle, mentalitet i duhur dhe mbi të gjitha më e fortë.

Janë 17 tashmë fitoret radhazi të Sviatek, e cila, pasi triumfoi në Doha dhe Indian Uells, ka bërë të njëjtën gjë edhe në Majemi pa humbur asnjë set. Për finalen ndaj Osakës i mjaftuan rreth 50 minuta. Në setin e parë diferencën e bëri “break”-u i gejmit të 5-të. Seti i dytë ishte një monolog i polakes, me japonezen që doli mendërisht nga fusha. Sviatek bëhet tenistja e 4-t në histori që arrin “Sunshine Double”, pas Stefi Graf, Kim Klijsters dhe Viktoria Azarenkës.
Për Shviatek është titulli i 6-të në karrierë, i 3-ti për këtë vit. Naomi Osaka del keq nga një turne, ku u duk se u kthye në nivelin e zakonshëm, po të kemi parasysh se ajo nuk luante një finale që nga Australian Open i vitit të kaluar. Japonezja ka fituar 41 pozicione në klasifikim dhe prej së hënës do të jetë numri 36 në botë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



