Gazeta Si – Kishte një lloj frike se Iga Shviatek do të vinte në ‘Finals’ e lodhur pas një sezoni të pabesueshëm, ose jo në formën e saj optimale. Por, jo, tenistja polake, numri 1 në botë, ka treguar në Teksas se nuk është aspak kështu.
Në ditën e dytë të ‘Finals’ ajo ka fituar bindshëm ndaj Daria Kasatkina, me rezultatin 6-2 dhe 6-3, në një ndeshje që zgjati një orë e 20 minuta lojë. Nuk pati shumë garë, sepse dominimi i polakes ishte absolut.
🟦🟦🟦 ⬜️⬜️⬜️⬜️⬜️⬜️
— wta (@WTA) November 1, 2022
🟦🟦🟦 ⬜️⬜️⬜️⬜️⬜️⬜️
🟦⭐️🟦 ⬜️⬜️⬜️⬜️⬜️⬜️
🟦🟦🟦 🟥🟥🟥🟥🟥🟥
🟦🟦🟦 🟥🟥🟥🟥🟥🟥
a bit of @iga_swiatek in texas ⭐️🇵🇱 pic.twitter.com/1yxmOFqejU
Shviatek e kishte mundur tenisten ruse edhe katër hera të tjera gjatë këtij sezoni. Shpesh gjatë ndeshjes Kasatkina krijoi përshtypjen se nuk dinte çfarë po bënte. Polakja tregoi forcën e saj edhe këtë herë.
Në ndeshjen tjetër spektatorët u zhgënjyen nga humbja e beniamines së shtëpisë, 18-vjeçares Koko Gauf, e cila u mund 6-4 dhe 6-3 nga Karolin Garsia. Francezja është një lojtare që kur gjen ndonjë kundërshtare të ndrojtur, nuk fal aspak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.