Gazeta Si – Tenistja polake u la vetëm 5 gejme kundërshtareve gjatë gjithë turneut. Në finale mundi pastër Pegulan, 6-3 dhe 6-0. Një rikthim te suksesi, pas eliminimit në Australian Open.
Iga Shviatek ka fituar për herë të dytë radhazi Wta 1000 të Dohës, duke mundur në finale kokën e serisë numër 2, Xhesika Pegula, 6-3, 6-0. Në edicionin e këtij viti polakja dominoi totalisht.
Këtë e tregon qartë fakti se ajo la vetëm 5 gejme për kundërshtaret e saj: 1 në debutim ndaj Daniele Kolins, 1 ndaj Veronika Kudermetovës dhe 3 në finale. Për Shviatek është titulli i 12-të në karrierë.
Në 2022-shin ajo arriti të triumfonte në Doha, Indian Uells, Majemi, Shtutgart, Romë, Roland Garros, Us Open dhe San Diego. Dhe 2023-shi ka nisur në mënyrën më të mirë.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për besim në tenisin që luaj, – deklaroi Iga pas finales. – Po luaj e lirë, e kam shfrytëzuar mjaft mirë kohën që kisha pas Australian Open për të gjetur një qasje të re.
Me më pak pritshmëri dhe duke u përqendnuar te teknika. Kam menduar se çdo stërvitje do të më ndihmonte. Jam munduar të jem sa më e qetë edhe jashtë fushe, të kem më shumë liri. Dhe ka funksionuar”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.