Gazeta Si – Numri 1 në botë, Iga Shviatek, fiton turneun e dytë Slam, pas Roland Garros 2020. Ajo mundi sot 18-vjeçaren amerikane Gauf për pak më shumë se një orë lojë në finale e Parisit.
Ishte finalja më e re e Roland Garros në 25 vitet e fundit. Iga Shviatek, 21 vjeç, triumfoi pa shumë vështirësi ndaj Coco Gauf, 18 vjeç, me rezultatin 6-1, 6-3.
35-0 🏆#RolandGarros pic.twitter.com/Tq7u72NWH8
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 4, 2022
Ishte një ndeshje pa shumë histori, pa pathos. Dominimi i polakes ishte i dukshëm dhe pas vetëm 68 minutash ajo mbylli gjithçka. Në ndeshjen e Gauf peshuan shumë gabimet në gjuajtjet e drejta. Një problem që tenistja amerikane e shfaqi edhe në gjysmëfinale.
Iga Shviatek bëhet tenistja e 5-të kokë serie (numri 1) që fiton turneun Roland Garros. Para saj e kanë bërë Justine Henin në 2007-ën, Serena Uilliams në 2013-ën dhe në 2015-ën, si dhe Simona Halep në 2018-ën.

Polakja është e vetmja që gjatë 10-vjeçarit të fundit ka bërë bis suksesi në Paris, pas 8 fituesesh të ndryshme. Shviatek ka fituar ndeshjen e 35-të radhazi. Ajo nuk humb prej shkurtit të kaluar, kur u eliminua nga letonezja Jelena Ostapenko në Dubai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



