Gazeta Si – Është indetifikuar nga forcat e rendit tifozi që të dielën e kaluar u fotografua në tribunën e stadiumit ‘Olimpico’, gjatë derbit, me fanellën “Hitlerson” dhe numrin 88. Një referim i qartë i përshëndetjes naziste.
Bëhet fjalë për një gjerman, simpatizant i Lacios. Ai është zbuluar falë filmimeve të telekamerave të impiantit sportiv, që janë parë me kujdes nga Policia Shkencore në kuesturën e Romës.

Tifozi gjerman është identifikuar bashkë me dy persona të tjerë dhe tashmë çështja u ka kaluar hetuesve. Nga filmimet është zbuluar se gjermani kishte hyrë në stadium pa fanellën që veshi më pas gjatë ndeshjes. Prokuroria e Romës ka marrë në dorë tashmë gjithë materialin e nevojshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




