Nga Gazeta Si- Nëna e foshnjës së braktisur në garazhin e një pallati në Tiranë është identifikuar dhe ndaluar nga Policia e Tiranës. Ajo është një grua 30-vjeçare nga Pogradeci, me iniciale E.I.,e cila jetonte në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë dhe rezulton të jetë e pamartuar.
Sakaq, foshnja e gjinisë mashkull mësohet është shumë rëndë dhe po mbahet i intubuar. Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi ishte i mbuluar me gjak e baltë ndërkohë që mjekët kanë konstatuar hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes.
Foshnja mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit. Foshnja e sapolindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Djali i sapolindur është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor në spital.
Para hetuesve, nëna 30-vjeçare mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben, ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.
Grupi hetimor ka dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit dhe pasi e braktisi u rikthye në banesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




