Gazeta Si – Elfat Salihi dyshohet se është autori i plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj. Dy ditë nga plagosja e këtij të fundit, autoritetet policore në Shkodër vijojnë punën për kapjen e tij.
Reçaj dhe Salihi dyshohet se ishin në një makinë në momentin që ky i fundit e qëlloi në këmbë 28-vjeçarin.
Megjithatë përpara hetuesve Reçaj ka dhënë një version tjetër. Ai pretendon se nuk ka arritur ta njohë personin që e qëlloi, pasi në kokë mbante një kapuç të zi dhe e ka plagosur nga pas.
Ndërsa ka shtuar se nuk ka konflikte apo probleme me asnjë person.
Reçaj u qëllua me një plumb në këmbë në lagjen “Perash” të Shkodrës. Në spital ai dërgua nga i vëllai i tij dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pavarësisht dëshmisë së dhënë nga 28-vjeçari, policia po heton lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm.
Ai nuk rezulton person me të shkuar kriminale, por mësohet se është nip i Edmir Alisë të vrarë në 2014 në Shkodër.
Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, Elfat Salihi, rezulton se në vitin 2016 sht plagosur me armë zjarri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




