Nga Gazeta Si- Janë konfirmuar në vendin tonë rastet e para me grip. Instituti i shëndetit publik raporton se në laboratorin e virologjisë është konfirmuar rasti i parë me grip të tipit A.
Që prej tetorit, mbi 10 mijë raste në javë janë konfirmuar me viroza respiratore ndërkohë që deri më tani nuk ishte konfirmuar asnjë rast me grip.
Gripi pritet të kapë pikun në muajt e dimrit, përkatësisht në muajin janar.
Mbrojtja më e mirë, sidomos për grupet në risk është vaksinimi i cili është i disponueshëm pranë çdo qendre shëndetësore që prej fillimit të tetorit dhe vijon ende.
Ndërkohë, sfidë mbetet ende dallimi mes varianteve të Covid-19 dhe gripit pasi kanë një ngjashmëri mjaft të madhe me njëri-tjetrit, me të njëjtat simptoma dhe sëmundshmëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.