Politike

Ibrahimi raporton në Kuvend, përplasje për Arta Markun dhe afatet e SPAK-ut

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka raportuar sot para Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ibrahimi bëri me dije se nesër do të mbahet mbledhja e KLP-së, cila do të zyrtarizojë kandidatët për prokuror të Përgjithshëm. Pas zyrtarizmit, sipas Ibrahimit në tetor do të bëhet renditja e listës, dhe më pas do t’i dërgohet Kuvendit për të zgjedhur Prokurorin e ri të Përgjithshëm. “Nesër këshilli mblidhet për t’i dhënë fund çështjes së përzgjedhjes së kandidateve për Prokurorin e Përgjithshme. Për kandidatët magjistratë ka një procedurë shtesë, një provës e vogël për të arritur ne konkluzionin përfundimtar për kandidatët. Renditja e kandidateve do te behet brenda muajit tetor”, -theksoi Ibrahimi.
Ai është pyetur nga kreu i Shoqatës së avokatëve, Sajmir Vishaj, anëtari i Komisionit se “Pse nuk e jep dorëheqjen Arta Marku, pasi gara është e pabarabartë, nëse ajo mban postin?”. Kreu i KLP-së është përgjigjur pyetjes së kush e ka për kompetencë për të hetuar anëtarët e këtij institucioni, duke u shprehur se këtë kompetencë e ka Prokuroria e Posaçme (SPAK). “Hera e parë për këshillin që të sheshojmë garën për Prokurorin e Përgjithshëm. 15 prokurorët e zgjedhur nga KLP për të shërbyer në SPAK shmangen pabarazinë. Ne kemi një rregullore, drejtësia vlerëson kandidatët nëpërmjet kritereve. I jep mundësinë të tregojnë vlerat kandidatet. Ne duhet të përpiqemi të tregojmë aftesitë e kandidatit. Këshilli ka miratuar listën me 15 kandidatët për SPAK, një prokuror që të shërbejë në prokurorinë e posaçme duhet të ketë kaluar vettingun”, theksoi Ibrahimi. Ndërsa për krijimin e SPAK, tha se “Për dy kandidatë të prokurorisë posaçme që kanë kaluar vettingun në shkallën e parë është bërë ankimim pranë KPA, këshilli duhet të marrë vendim nëse SPAK do të krijohet më me pak se 10 anëtarë”.
Drejtuesi i KLP-së është pyetur gjithashtu edhe për çështjen e anëtarit Bujar Sheshi, për të cilin Autoriteti i Dosjeve kërkoi largimin nga këshilli për faktin se sipas këtij institucioni rezultonte me dosje, si ish-sigurims. “Gjykata administrative me vendim të datës 12 prill ka vendosur të pranojë kërkesën e padisë të z. Sheshi. Prokuroria pas hetimeve ka pasur disa bazime, arriti në përfundimin se Sheshi nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit”,-është shprehur Ibrahimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë