Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pranon se në tre mujorin e fundit të vitit pritet një ngadalësim i rritjes ekonomike, kjo për shkak të pasigurive që na rrethojnë.
Sipas saj, nëse ndodh një skenar i plotë i recesionit të një pjesë të ekonomive të BE, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me e ulët se 2%.
Ndërkohë ajo theksoi se “gjasat për një recension të ekonomisë tonë gjatë vitit tonë duken shumë të ulëta”.
“Pritjet për rritjen ekonomike në 3 mujorin e katërt mbeten të rrethuara me pasiguri të larta, në varësi sesi do të shkojnë zhvillimet ekonomike ndërkombëtare. Një ngadalësim i rritjes ekonomike ka të ngjarë të ndodhë në 3 mujorin e fundit të viti për shkak të pasigurive të rritura.
Prandaj sa i përket rritjes ekonomike për 2022 Ministria e Financave ka parashikuar të rrisë për lartë projeksionin nga 3.7 në 3.2% që parashikohej në fillim të luftës.
Sa i takon rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm ne kemi rishikuar për poshtë parashikimin tonë të skenarit bazë në nivelin 2.6% nga mbi 3% që e kishim në rishikimin e mëparshëm.
Megjithatë nëse ndodh një skenar i plotë i recesionit të një pjesë të ekonomive të BE, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me e ulët se 2%. Ka risqe pozitive që mund të çojnë në një skenar 3%. Megjithatë balanca totale e risqeve anon në kahun negativ.
Ndërkohë gjasat për një recension të ekonomisë tonë gjatë vitit tonë duken shumë të ulëta. Edhe pse një pjesë e ekonomive të BE mund të hyjnë në recesion ne do të mbajmë këtë nivel.
Ne presim që Borxhi publik të jetë nën 70% të GDP deri në fund të këtij viti nga 73.2% që ishte në fund të 2021”, tha ministrja në një konferencë me Guvernatorin e BSH dhe FMN.
Ndërkohë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka paralajmëruar se me gjithë sfidat që ka përpara vendi për shkak të inflacionit të lartë, rritja ekonomike do të vijojë të jetë pozitive.
“Rritja e shpejtë e cmimeve në tregjet botërore ka përallur shoqërinë e gjithë vendeve me sfida serioze ekonomike, inflacioni 8 % në gusht me rritje të shpejtë e bazë të gjerë.
Inflacioni i lartë mbetet kërcënimi kryesor mbi stabilitetin makroekonomik e rritjen e qendrueeshme të vendit, gërryen fuqinë blerëse, rrit pasigurinë për të ardhmen, dëmton prespektivat afatgjata të zhvillimit të vendit.
Për këtë arsye fokusi primar i politikave duhet marrja e masave të koordinuara për zbutjen e kostove të inflacionit e ktihimin në objektiv sa më shpejt me kosto sa më të ulëta. Ai nënkupton një rritje të normës bazë të interesit.
Projeksionet sugjerojnë se inflacioni do mbetet në nivele të larta dhe gjatë 2-3 mujorëve në vijim.
Projeksionet jane qe ekonomia do rritet përgjatë periudhës kohore afatmesme. Ndonëse aktiviteti ekonomik do vuajë pasojat negative të inflaciont rritja ekonomike e vendit do jetë pozitive.
Rritja ekonomike do vijojë të përftitojë nga stabiltieti i përgjithshëm ekonomiko finacniar dhe nga mbështetja me kredi e instumente pagese nga sektori bankar. Sektori bankar është i shëndetshëm likuid”, tha Gent Sejko.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.