Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se sipas parashikimeve do të ketë rritje ekonomike 4.1% në vitin 2022 dhe kjo e lidhur kjo me impaktin e fiskalizimit dhe uljes së informalitetit.
Duke prezantuar projektbuxhetin e vitit 2022 në komisionin e Ekonomisë, Ministrja tha se do të vihen në dispozicion 1 mld lekë garanci sovrane për turizmin dhe 4.1 mld lekë për kulturën. Të gjitha për vitin e ardhshëm.
Grantet për pushtetin vendor do të jenë në shifrën e 27.45 mld lekë dhe shpenzimet janë të menduara në vlerën e 59.7 mld lekëve. Të ardhurat nga taksat do të jenë 6% më të larta se viti momental.
Ministrja thekson se një prioritet do të jetë menaxhimi i mbetjeve të qyteteve dhe do të vihen në dispozicion 500 mln lekë për pastrimin e tyre.
Ibrahimaj tregoi se edhe në 2022 procesi i kolauditimit nuk do të nisë dhe se janë 7 PPP të tjera të panjoftuara për datën e nisjes së tyre. Duke shtuar se ka një listë potenciale të tyren.
Ibrahimaj thotë se buxhetit të shtetit do t’i shtohen 5 mld lekë nga paketa fiskale e re që pritet të shqyrtohet ditën e nesërme.
"Konsumi do rritet me 2.6% në vit, dhe do kontribuojë me 2.4% në rritjen ekonomike, dhe investimet do rriten 5.5% në vitet 2022-2024 duke kontribuar me 1.4% në vitet që vijnë. “Do ketë 1 miliardë lekë garanci sovrane për turizmin dhe 500 milionë lekë për pastrimin e mjedisit. Do ketë dhe një garanci sovrane 1 miliardë lekë për manifakturën. Do të jepen 250 milionë lekë për start up! 27.45 miliardë lekë do të jepen për pushtetin vendor”, tha ministrja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.