Disa muaj para fazës finale të Kampionatit Evropian, Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet të veshë fanellën e Suedisë dhe mund ta bëjë këtë tashmë në fund të muajit, kur janë planifikuar dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, si dhe një ndeshje miqësore me Estoninë. “Dialogu me Zlatan vazhdon” tha zëdhënësi i Federatës, Jakob Kakembo Andersson, duke shtuar se skuadra për ndeshjet e ardhshme do të shpallet në 16 Mars.

Ky lajm raportohet nga faqja e internetit e Footbolldirekt. Ibra, që me fanellën e Suedisë ka koleksionuar 116 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola, nuk e ka veshur fanellën e ekipit kombëtar që nga Euro 2016. Afrimet e para u shfaqën në vjeshtën e kaluar, kur suedezi 39-vjeçar pranoi një lloj nostalgjie për ekipin kombëtar, pas të cilit erdhi në nëntor një takim në Milano i përcaktuar si ‘i frytshëm’ me teknikun Janne Andersson, të cilit sulmuesi i Milanit nuk kishte kursyer disa kritika në të kaluarën.
Ibra aktualisht është i dëmtuar dhe kthimi i tij në fushë është planifikuar për në datën 21 mars kundër Fiorentinës. 39-vjeçari, i cili është shënuesi kryesor i Suedisë me 62 gola, nuk ka luajtur për vendin e tij që nga “Euro 2016”, por ka qenë në një formë fantastike për kuqezinjtë këtë sezon.

Ibra ka shënuar 14 gola në Serie A këtë sezon, për ta ndihmuar Milanin në betejën e fortë të titullit. Aktualisht është jashtë fushave për shkak dëmtimi, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos, ndërsa pritet të humbasë përballjet e “Europa League” kundër Manchester United.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




