I pandalshëm në fushë, po edhe jashtë saj. Zlatan Ibrahimovic është tërbuar me Fifa e FIFPro (sindikata botërore e futbollistëve) për përdorimin e emrit e imazhit të tij në videolojën Fifa prodhuar nga Electronic Arts (EA). Me një mesazh në Twitter sulmuesi i Milan pyet “kush e ka autorizuar Fifa EA Sport të përdorë emrin e fytyrën time? Nuk e dija që isha një anëtar i FIFPro e, nëse është kështu, qenkam regjistruar pa e ditur, në mënyrë të dyshimtë. Por një gjë është e qartë, nuk e kam lejuar kurrë Fifa ose FIFPro të bëjë para me mua”.
Ibra kërkon të jetë i qartë: “Dikush ka realizuar një përfitim në emrin tim e fytyrën time pa asnjë kontratë për gjithë këto vite. Është kohë të hetohet”, shton suedezi, në një mesazh të dytë që i drejtohet 7 milionë followers të tij. Versioni 2020 i videolojës Fifa ka tërhequr gati 35 milionë lojtarë, sipas numrave të shpërndarë nga prodhuresi amerikan në fillim të këtij muaji. Versioni 2021 është hedhur në treg pak javë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




