Ka ndodhur

I zhdukur që më 18 qershor, 58-vjeçari gjendet i pajetë në Vjosë

Gazeta Si – Një 58-vjeçar nga Përmeti, që ishte raportuar i zhdukur nga familja që më 18 qershor, është gjetur sot i pajetë.

Policia e Përmetit ka bërë me dije se e ka gjetur trupin e 58-vjeçarit afër fshatit Piskovë, në rjedhën e lumit Vjosë.

Njoftimi i policisë:
Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A.P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë