Ka ndodhur

I zhdukur prej dy ditësh në Alpet Shqiptare, nisin kërkimet për turistin lituanez

Nga Gazeta 'Si'-Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nisur mëngjesin e sotëm një aksion për gjetjen e një turisti lituanez i cili mendohet të ketë humbur në Alpet tona tashmë prej dy ditësh.

Alpinisti lituanez i cili qëndronte në Valbonë, është nisur drejt Thethit më 6 shtator dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë lajm prej tij.

Alpinisti mendohet të ketë kaluar nga maja e Roshit, teksa kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë