Nga Gazeta Si – Një 67-vjeçar është gjendur i vdekur në një kanal në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.
Ai ishte larguar nga banesa pa lënë gjurmë që prej 2 ditësh. I moshuari është gjetur pa shenja jetë në një kanal me ujë dhe dyshohet se është mbytur.
“Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




