Gazeta Si - SPAK ka vendosur sekuestrimin e disa prej pasurive të bosit të lojëra të fatit, i zhdukur prej disa muajsh, Ervis Martinaj.
Mësohet se 34 pasuri në emër të tij dhe familjarëve të tij, është vendosur që të sekuestrohen kryesisht në Fushë Kuqe, Patok dhe Lezhë, pasi dyshohet se kanë burime kriminale.
Mes pasurive, është një kazino në pronësi të Marinajt, si dhe shoqëri dhe subjekte të tjera në pronësi të familjarëve të tij apo që janë në përqindje të caktuar në pronësi të 40-vjeçarit.
Po ashtu, janë sekuestruar 5 automjete, toka, troje dhe ullishte si dhe apartamente dhe llogari bankare, të cilat dyshohet se janë krijuar nga para të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Ky vendim vjen në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë” pas arrestimit të Nuredin Dumanit. Ervis Martinaj është i zhdukur prej gushtit së vitit 2022 dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Më herët, policia ka zbarkuar më datë 26 dhjetor 2022 në Fushë Kuqe të Kurbinit, në dy banesa në pronësi të Martinajt dhe më 7 janar në shtëpinë e tij në Surrel, pranë Tiranës.
Pas kontrollit në Fushë Kuqe, në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe 2 xhaxhallarëve të tij Faik dhe Rakip Martinaj, u gjetën 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.
Ndërsa në banesën në Surrel janë marrë vetëm disa dokumente, ku rezulton se në shtëpi nuk ka pasur njeri.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar pas denoncimit në polici nga familjarët.
Ai humbi gjurmët pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tha se i kishte kërkuar të vriste Endrit Doklen kundrejt pagesës 500 mijë euro, vrasje e cila nuk u realizua.
LISTA E PASURIVE TË SEKUESTRUARA
1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
5. Subjekti “Ervis Martinaj”
6. Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
7. Subjekti “Drenica Martinaj”
8. Subjekti “V.K”
9. Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk, ku aksioner është 100% V.K
11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
15. Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok
21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
34. Llogari kursimi për fëmijë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.