Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qenë familjarët, të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë. Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe palombarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji, sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.
Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës, e kishte lënë Edisonin në një zall të vogël me rërë dhe jo në destinacion, sepse aty nuk arrinte varka.
Prej 5 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, ishte zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.