Gazeta Si – Milani vuajti jo pak për të mundur Specian në javën e 13-të të Serisë A, me rezultatin 2-1. Një ndeshje që u zgjidh në minutën e fundit nga i zakonshmi Olivier Zhiru, i cili u fut nga stoli dhe i dha 3 pikët Milanit me një veprim shumë të bukur akrobatik, ndërsa heqja e fanellës i kushtoi kartonin e kuq.
Milani shënoi në pjesën e parë me Teo Hernandez dhe e kishte ndeshjen në kontroll, por planet u prishën në pjesën e dytë. Daniel Maldini, djali i Paolo Maldinit, barazoi shifrat me një të djathtë të bukur.
GOAL! Daniel Maldini
— Fast Footy Goals (@fast_footygoals) November 5, 2022
AC Milan 1-1 Spezia#Spezia | #MilanSpezia
pic.twitter.com/BKk5xRsmsM
Kuqezinjve iu anulua një gol i Tonali nga VAR-i, pasi kishte një faull gjatë aksionit. Më pas lojtarët e Milanit u bënë mjaft nervozë dhe u ndëshkuan me kartonë. Mes tyre dhe Zhiru, që mori edhe të verdhin e dytë pas festës së golit të fitores. Milani ngjitet në vend të dytë, me 29 pikë, 6 pikë pas Napolit.
Napoli mbetet i pandalshëm. Kryesuesit e renditjes kanë fituar edhe në Bergamo ndaj Atalantës së Berat Gjimshitit, me përmbysje madje, 1-2. Pasi pësoi gol, skuadra e Spaletit reagoi dhe shënoi me Osimhen dhe Elmas, që luajti në vend të Kvaratshkelias së dëmtuar. Ishte fitorja e 9-të për Napolin, që vazhdon të kryesojë bindshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




