Nga Gazeta Si- Një 42 vjeçare është arrestuar pasi i vuri flakën një automjeti dhe tentoi të djegë dhe një banesë.
Shpallet në kërkim vëllai i 41-vjeçares, pasi bashkëpunoi me të, për diegien e automjetit.
Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.
Procedohet penalisht dhe një shtetas italian, për moskallëzim krimi ndërkohë që janë sekuestruar 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. S., 42 vjeç, për djegien e automjetit të tij, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të djegies së mjetit.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Në këtë kuadër, u organizua operacioni policor i koduar “Fiery revenge”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrvënieje.
“Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasja D. S., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, u shpall në kërkim vëllai i saj. shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.
Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur djeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin.
D.S kishte pasur një lidhje disa-vjeçare me 42-vjeçarin me inicialet K. S., por kishte zbuluar së fundmi se partneri komunikonte me të tjera. Ndonëse 41-vjeçarja jetonte në Itali ajo kishte tentuar të investonte dhe në qytetin bregdetar duke blerë një apartament dhe një makinë (mjeti që iu vu zjarr), ndërkohë që i kishte regjistruar në emër të partnerit të saj. Por pas sherreve dhe dyshimeve se ai e tradhtonte, ajo, në bashkëpunim me vëllain e saj, kishte ndërmarrë hapin ekstrem, duke i vënë zjarrin makinës, pasi kishte pohuar se ishin prona që ajo i kishte blerë me të ardhurat e saj. 42 vjeçarja i konsideronte të saja pavarësisht se 42 vjeçari K.S i kishte kaluar në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




