Ka ndodhur

I vuri tritol punishtes së sallameve, në kërkim autori 26-vjeçar në Fushë Krujë

Gazeta Si – Një 26-vjeçar dyshohet të ketë qenë autori i vendosjes së tritolit që shpërtheu në punishten e sallamit në pronësi të Dorjan Mirit në Fushë Krujë pak ditë më parë.

Policia thotë se Kristjan Caka është shpallur në kërkim nën akuzën e shkatërrimit të pronës me eksploziv. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet përse i riu e ka kryer një krim të tillë, policia i ka sekuestruar automjetin me të cilin u largua nga vendngjarja pasi vuri tritolin më 5 mars.

Pas shpërthimit që shkaktoi dëme materiale në murin e jashtëm të punishtes, pronari Dorjan Miri u shpreh për mediat se nuk kishte konflikte me askënd dhe se nuk kishte ide se kush mund të kishte vendosur lëndën plasëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë