Ka ndodhur

I vuri tritol garazhit të 52-vjeçarit, arrestohet pas disa muajsh i riu në Shkodër

Gazeta Si – Një 28-vjeçar me iniciale S.M., është arrestuar në Shkodër, pasi ishte në kërkim për disa vepra penale, ndër to plagosja e lehtë me dashje dhe për vendosjen e një sasie tritoli në banesën e një personi.

“28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se: më datë 31.05.2023, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij. Më datë 29.06.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër”, u shpreh policia.

Ndaj të riut rëndojnë 4 vepra penale si “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.

I riu, së bashku me Z.M., i shpallur në kërkim, i vunë eksplozivin një 52-vjeçari në garazhin e këtij të fundit. Më pas u larguan nga vendngjarja me një motor të vjedhur në Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë