Një 33-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të shtune në Vaun e Dejës, pasi u vuri flakën bimëve të ulëta (ferrave) duke rrezikuar të mbjellat përreth.Policia thotë se bëhet fjalë për 33-vjeçarin Ajet Maksuti, banues në Trush.
Sipas policisë, 33-vjeçari, duke iu vënë zjarrin bimëve të ulëta, në anë të aksit rrugor, rrezikoi përfshirjen nga flakët, të mjeteve të qarkullonin në këtë aks, si dhe të sipërfaqeve të mbjella dhe të banesave përreth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.