Gazeta Si – Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Divjakë mesditën e t enjtes në fshatin Goriçaj të Divjakës.
Policia thotë e M.N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Mësohet se ai i vuri zjarrin tokës për të pastruar barishtet, por flakët i kanë dalë jashtë kontrolli dhe është djegur për së gjalli.
Banorët i kanë parë flakët e mëdha, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë dot. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




