Ka ndodhur

I vodhi xhiron ditore faturinos së autobusit të linjës Tiranë-Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari

Gazeta Si – Një 25-vjeçar është arrestuar, pasi i vodhi me dhunë në rrugë, xhiron ditore faturinos së autobusit të linjës Tiranë-Prishtinë.

Policia tha se në pranga ra shtetasi E.D., i cili rreth mesnatës e kishte goditur në kokë fatorinon për t’i marrë çantën e brezit.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë