Ka ndodhur

I vodhi varësen e floririt nga qafa një gruaje, në pranga 32-vjeçari

Gazeta Si - Një 32-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka vjedhur më dhunë një varëse floriri nga një grua në Tiranë.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të Komisariatit Nr. 3 dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, policia brenda pak minutave arrestoi në flagrancë shtetasin: M.K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, mesditën e djeshme, në afërsi të terminalit të autobusëve, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë