Gazeta Si – Një 27-vjeçar me iniciale J.C., është arrestuar për “Vjedhje me dhunë”, pasi dyshohet se i ka marrë me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O.S.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Vorë, ku në vijim, shtetasi A.S. ,(babai i O.S.,), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




