Gazeta Si – Katër persona kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi së bashku i vodhën me forcë varësen e floririt një gruaje.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Çekreza”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Rigers Gega, Bajram Allushi, Ridvan Kapllani, Benard Murrja.
Ndërkohë në banesën e njërit prej të arrestuarve, policia ka gjetur 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, në formë çokollate, një peshore elektronike.
Së bashku me varësen e floririt, janë sekuestruar dhe 2 automjete të cilat dyshohet se 4 autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




