Ka ndodhur

I vodhën 364 mijë lekë 62-vjeçarit në Dibër, kapen dy autorët nga Tirana

Gazeta Si – Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Dibër, pasi kanë grabitur një 62-vjeçar. Në pranga janë vënë G. S., 25 vjeç, banues në Dibër dhe A. T., 20 vjeç, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”,  kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, në qytetin e Peshkopisë ata i kishin marrë me dhunë një shumë parash shtetasit M. Gj., 62 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup, dhe më pas ishin larguar me shpejtësi me automjet.

Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe bënë të mundur arrestimin. Gjithashtu “blutë” kanë sekuestruar shuma e parave 364.000 lekë të rinj, që i morën me dhunë 62-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë