Ka ndodhur

I vjedhur në Gjermani, sekuestrohet ‘G-Classi’ prej 250 mijë eurosh në Tiranë

Gazeta Si – Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet të ketë trafikuar një automjet luksoz me vlerë 250 mijë euro nga Gjermania në Shqipëri.

Mjeti tip “Mercedes-Benz AMG G63” është sekuestruar nga policia e Tiranës pas verifikimit ku rezultoi i vjedhur.

Policia thotë se po punon për kapjen e 34-vjeçarit, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë