Ka ndodhur

I vihet eksploziv, shpërthen automjeti në Kamëz

Një automjet ka shpërthyer në Kamëz, teksa dyshohet se i është vënë eksploziv.

Policia thotë se shoferi Gjon Mema ka shkelur në pultin e automjetit dhe në moment ka shpërthyer.

“Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gjon Mema, i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë