Politike

I veshur me xhup blu, Majko: Ne gabojmë, por kurrë se braktisim njëri-tjetrin

Ministri i Shtetit për Diasporën dhe kandidati për deputet, Pandeli Majko tha se fitorja e PS do të vijë nga njësia 5.

“Te njësia 5 e dimë mirë se jemi aty ku fillon fitorja e PS dhe vuloset në kutinë e fundit jo për fajin tonë, por se është njësia më e madhe dhe kutitë duan kohë të gjatë për tu numëruar”.

I veshur me një xhup me ngjyrë blu, (që në kohë fushate komentohet edhe ngjyra)  Majko shpjegoi arsyen.

 “Kur erdha këtu më thanë; ‘deputet je veshur çik me blu sot’. E vërtetë është por kështu është kur dëgjon fjalët e këtyre të FRESSH-it pak sportiv sot se ja edhe lali Eri vishet kështu

E vërtetë që xhupin e kam blu por poshtë kam një numër, e them dhe e përsëris, 12-a është e para pastaj vijmë ne të tjerët”.

Më tej, Majko kaloi tek mesazhet politike, duke iu referuar situatës së fundit me kontrollorët.

“...Ne jemi sot këtu jo thjesht për të mbyllur një fushatë por t’i themi kujtdo shikojeni shembullin e atyre që për stres lanë qindra njerëz e familje me halle shëndeti, një shoqëri që priste vaksinat, një NATO që priste stërvitjen në mes të katër rrugëve.

E askush nga pala opozitare s’bëri atë që i takon një opozite të thoshte që ky është interes kombëtar e jo interes qeveritar.

Për këtë arsye, mendoj se cdo njeri sot i cili mund të ketë për PS pakënaqësi të natyrave të ndryshme e akoma ka dilemën nëse duhet të rrijë në shtëpi ditën e votimit pasi e ka votuar atë disa herë unë i them mos, mos imitoni ata kontrollorë që lanë Aeroportin e Shqipërisë në mes të katër rrugëve, mos imitoni ata njerëz që me rroga milionëshe lanë njerëz në ditë të hallit.

...Ne do gabojmë e do mërziteni por për një gjë ju siguroj që ne kurrë s’kemi për ta braktisur njëri tjetrin ne ditët që do vijnë”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë