Ka ndodhur

I vendosi zjarrin një mobilerie në Vlorë, 37-vjeçari arrestohet në Tiranë

Gazeta Si – Bledar Balliu, 37 vjeç, u arrestua në Tiranë, pasi prej tre muajsh kërkohej nga policia për zjarrvënien ndaj një mobilerie në lagjen “28 nëntori” në Vlorë.

Ngjarja ndodhi më 11 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pas disa hetimeve me metoda speciale u vërtetua se autor kishte qenë 37-vjeçari.

Arrestimi i tij u bë nga forcat e policisë së Tiranës ku edhe ishte fshehur për më shumë se 3 muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë