Gazeta Si – Një 44-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka lënë një sasi lëndë plasëse në oborrin e një banese në Vorë.
Sipas policisë, ai ka synuar që pronarin e banesës ta ngarkojë me përgjegjësi penale për mbajtje të lëndës eksplozive.
Ka qenë vetë i arrestuari, i cili ka njoftuar strukturat e policisë për sasinë e tritolit, por skema e tij përfundoi pa sukses.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi S. M., 44 vjeç, banues në Prezë.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



