Ka ndodhur

I vëllai ndërroi jetë, shpëton nga helmimi 7-vjeçarja në Shkodër

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT mjekët ia kanë dalë ta mbajnë në jetë.

Vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.

Ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që prindërit kishin përdorur për të spërkatur një ambient pranë shtëpisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë