Ka ndodhur

I vëllai i vjedh firmën, pronarja në Vorë e mbulon. Nën hetim edhe vajza me djalin

Një bashkëpronare e një firme në zonën e Vorës, ka rënë në prang për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Policia thotë se, “A. Sh., 51 vjeçe, bashkëpronare në një firmë, ka kryer veprime për të fshehur autorësinë mbi vjedhjen e ndodhur në këtë firmë dhe nuk ka dhënë ndihmën përkatëse për të bërë të mundur zbulimin e ngjarjes”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e saj, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash që dyshohen se janë siguruar nga kryerja e veprave penale.

Në vijim të veprimeve, u proceduan në gjendje të lirë vajza dhe djali i 51-vjeçares, A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasi L. T., 48 vjeç që është vëllai i shtetases A. Sh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë