Ka ndodhur

I shumëkërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Tiranë 38-vjeçari

Gazeta Si - Një 38-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane, u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 3”.

Altianado Feimi u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i Feimit u krye në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet. Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë