Ngjarje

I shpëtoi atentatit në Selitë, Zamir Kalemi tregon dinamikën e ngjarjes, por autorët nuk i njeh

Gazeta Si – Dy ditë pas atentatit ku mbeti I plagosur, Zamir Kalemi ka treguar dinamikën e ngjarjes dhe itinerarin e ditës, deri në momentin që u qëllua me armë zjarri.

Policia ka marrë disa të dhëna të vlefshme për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në rrethrretullimin e Selitës, në kryeqytet.

35-vjecari, i cili po merr mjekim nga spitali ka treguar para hestuesve të Policisë së Tiranës personat me të cilën ka takuar apo komunikuar. Ai nuk ka përmenduar emra konkret, duke u shprehur se nuk e kishte parë autorin e ngjarjes.

Por policia e Tiranës e ka cilësuar të vlefshmë dëshimë e tij, pasi ka nisur edhe me mbledhjen e kamerave të sigurisë në vendët ku Kalemi ka qënë përgjatë ditës së premte.

Në këtë mënyrë, blutë kërkojnë konstatimin e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacioneve, por edhe për dhënien e ndihmës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

atentati ndodhi mbrëmjen e 12 Janarit në zonën e Selitës teksa Kalemi po lëvizte me automjetin e tij tip “Smart”.

Nga breshëria e kallashnikovit ai mbeti i plagosur në këmbë, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u gjetën 13 gëzhoja automatiku.

Hetuesit kanë zbuluar se makina e autorëve është vjedhur në shtetin grek me 23 shkurt të një viti më pare, e ndërsa targat e saj të vjedhura në vitin 2018 në Tiranë.

Për policinë kjo ngjarje ka lidhje me disa antetate të ndodhura në Shqipëri dhe Greqi. Saga ka vijuar me vrasjen e Aleksandër Sadikajt në autostradën Tiranë-Elbasan me eksploziv.

Më pas, hakmarrja ka vijuar më ekzekutimin e Edmond Papës në Selitë, ku për këtë ngjarje janë identifikuar dy autorë ku vetëm njëri prej tyre ndodhet në qeli.

Këta dy persona janë njerëzit e afërm të Zamir Kalemit dhe Andrea Kalemit, me këtë të fundit që i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Përplasja mes dy grupeve dyshohet se kanë nisur nga prishja e pazareve të drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë