Gazeta Si- Një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Policia tha se 32-vjeçari me iniciale V.E., i lindur në Strugë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi më 20 dhjetor 2023 për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Ky shtetas akuzohet se gjatë vitit 2023, ka qenë njëri nga organizatorët e një grupi kriminal në Strugë, me aktivitet prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis. Lënda narkotike blihej nga bashkëpunëtorët e shtetasit V. E. dhe më pas shitej në Strugë, kryesisht në vende të përcaktuara.
Interpol Tirana thekson se vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




