Ka ndodhur

I shpallur në kërkim prej 12 vitesh nga Rusia, arrestohet në Qafë Botë 61-vjeçari armen

Gazeta Si – Një 61-vjeçar armen me iniciale K.Sh., është arrestuar në doganën e Qafë Botit në Sarandë, pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim prej 12 vjetësh nga autoritetet ruse.

Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.     

Policia tha se vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit në Rusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë