Ka ndodhur

I shpallur në kërkim për transportin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër

Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës është arrestuar ditën e sotme.

I riu Gledis Cara në datë 2 qershor braktisi automjetin që drejtonte të mbushur me 5 emigrantë të paligjshëm të cilët tentoi t’i transportonte drejt Tiranës në këmbim të shumave të parave.

Në vendin e quajtur ‘Kthesa e Memaliaj’, pasi ka parë praninë e policisë, 20-vjeçari ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë