Nga Gazeta Si – Policia ka vendosur në pranga 38-vjeçarin Sotiraq Beçi, i vili është dënuar me 4 vite burg për mashtrim nga Gjykata e Korçës.
Ai ndodhej në kërkim kombëtar, ndërsa arrestimi i tij është bërë në Tiranë.
Beçi akuzohet për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Beçi është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




