Ka ndodhur

I shpallur në kërkim nga Spanja për trafik droge, kapet në Vlorë 30-vjeçari

Gazeta Si – Një 30-vjeçar në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL në Spanjë për trafik droge është kapur ditën e djeshme në Vlorë.

Me finalizimin e fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Escape”u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi: Ulliam Sokoli, 25 vjeç, banues në Vlorë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll”, – njoftoi policia.

Shtetasi U. S. dhe shtetasi Xh. H., i cili u arrestua ditën e djeshme nga Policia, në Vlorë, akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë