Ka ndodhur

I shpallur në kërkim nga Spanja për kultivim droge, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Një 47-vjeçar shqiptar i kërkuar nga Spanja për kultivim droge është arrestuar nga policia e Vlorës. Shtetasi L.Ll 47 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bacelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e 47-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë